Luftëtarë të organizatës së Shtetit Islamik (ISIS), pjesëtarë të minoritetit mysliman kinez ujgur, kanë kërcënuar nga Iraku se do të derdhin lumenj gjaku në Kinë, një paralajmërim i nisur në adresë të Pekinit mjaft i pazakontë, shprehet një ekspert.


Kërcënimi është formuluar në një video 28-minutëshe publikuar të hënën nga një degë e ISIS-it, e lokalizuar në perëndim të Irakut, sipas një entiteti të specializuar për monitorimin në internet të web-eve islamike, SITE Intelligence Group.


Ujgurët janë një minoritet etnik me shumicë myslimane me origjinë nga Xinjiang (veriperëndimi i Kinës). Ky rajon është një territor i madh gjysmëshkretëtirë në kufi me Afganistanin. Ujgurët shprehen se në mënyrë të përsëritur janë bërë viktima të diskriminimeve fetare si dhe në tregun e punës përballë hansave (grup etnik që përbën shumicën në Kinë).


Një grup i radikalizuar ka kryer vitet e fundit sulme në rajonin e sipërpërmendur duke shkaktuar qindra të vdekur.


2 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)