ISIS-Europe-terror-threat-706845Militantët e Shtetit Islamik ISIS kanë kërcënuar sërish Europën. Mediat e huaja raportojnë se ISIS ka paralajmëruar sulme të reja, duke theksuar se rreth 100 militantë janë brenda Europës dhe do të sulmojnë shumë shpejt.


Ka dokumente që tregojnë se përkrahësit e ISIS po presin urdhrin për të sulmuar. Një mbështetës i Shtetit Islamik ka deklaruar se sulmet do të jenë po aq vdekjeprurëse sa në Paris dhe Nisë.


Ai tha: “Shumë qeliza janë të reja janë ngritur. Do të sjellim frikë në çdo shtëpi. Shumë sulme të tjera janë planifikuar dhe në mënyrat nga më të ndryshmet”.


Kjo ka sjellë panik, pasi ata gjithmonë i kanë përmbushur deklaratat e tyre. Kriza e refugjatëve bën më të vështirë identifikimin dhe kapjen e tyre, pasi mijëra emigrantë kanë ardhur vetëm në një javë në Europë. Kanë qenë emigrantët të infiltruar nga ISIS, të cilët kanë shkaktuar edhe tragjeditë në kontinentin e vjetër.


4 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)