
Deri më tani është një propozim, por që në Itali mund të bëhet shpejt ligj e që parashikon gjobë deri në 100 mijë euro për këdo që përdor terma angleze në administratën publike.
Ky propozim ligj vjen nga Fabio Rampelli deputet i Partisë Fratelli D’Italia i cili thotë se iniciativa e tij kërkon të vlerësoj gjuhën italiane e cila është një instrument promovues e përfitues i të mirave publike në territorin kombëtar.
Në nenin e parë të këtij propozimi thuhet se “Republika Italiane garanton përdorimin e gjuhës italiane në të gjitha raportet mes administratës publike dhe qytetarit si dhe në të gjitha institucionet”
Gjithashtu ku propozim ligjor detyron që kushdo që ka një rol e detyrë brenda administratës publike, institucioneve italiane e kompanive publike duhet të zotëroj, të flasë e të shkruaj gjuhën italiane.
Ndërsa neni 8 i këtij propozimi ligjor shkon dhe më tej duke parashikuar një gjobë nga 5 mijë deri në 100 mijë euro për këdo që nuk e zbaton dhe shkel rregullat e tij.
Aktualisht në fjalorin italian janë përfshirë rreth 9000 fjalë të gjuhës angleze nga 800 mijë që ka i gjithë fjalori e sipas deputetit italian ky propozim krejt i ngjashëm me atë që ka bërë Franca e Spanja për të mbrojtur gjuhën kombëtare.
Ky propozim ligjor vjen pas një debati të gjerë publik që ka sjell në vëmendje përdorimin e madh të terminologjisë angleze në gjuhën e institucioneve italiane që çon në keqtrajtimin e gjuhës italiane.
Por megjithatë kjo problematikë nuk është e re pasi prej viti 1993 u aprovua një kod stili në gjuhën e administratës publike pikërisht për të shkurajuar përdorimin e fjalëve të huaja në gjuhën italiane.
Ky propozim ligjor nëse aprovohet në dy dhomat e deputetëve do të shndërrohet në ligj e ata që e shkelin mund të paguajnë deri 100 mijë euro gjobë.