Një 63-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij 61-vjeçare duke e mbytur me duar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bossico, në provincën e Bergamos, Itali.

Ishte vetë autori i dyshuar ai që njoftoi autoritetet, duke telefonuar numrin e emergjencës 112 rreth orës 18:30.

Në banesë mbërriti një patrullë e karabinierëve, të cilëve 63-vjeçari iu dorëzua pa bërë rezistencë.

Brenda shtëpisë u gjet edhe bashkëshortja, e cila nuk kishte shenja jete. Personeli mjekësor i urgjencës 118 tentoi ta rikthente në jetë, por përpjekjet rezultuan të pasuksesshme.

Ad
Në vendngjarje mbërritën gjithashtu karabinierët e kompanisë së Clusone, njësia hetimore e Bergamos dhe prokurori i çështjes.

Sipas informacioneve paraprake, nuk rezultojnë ndërhyrje të mëparshme të karabinierëve për konflikte mes çiftit dhe as denoncime të bëra nga gruaja ndaj bashkëshortit.