Italia ka vendosur të ndalojë përdorimin në shkolla të veshjeve që fshehin plotësisht fytyrën, përfshirë burkën dhe nikabin.
Kryeministrja Giorgia Meloni ka mbështetur masën, duke theksuar se askush nuk duhet të detyrohet të mbulojë fytyrën. Vendimi është pjesë e një pakete masash të qeverisë italiane që synojnë forcimin e integrimit në sistemin arsimor.
Krahas ndalimit të mbulesave të fytyrës, ekzekutivi italian parashikon edhe kufizimin e numrit të nxënësve të huaj në klasa si dhe gjoba për prindërit në raste të caktuara kur fëmijët nuk mësojnë italishten.
Meloni argumenton se mbulimi i plotë i fytyrës nuk përputhet me parimet e lirisë individuale dhe të hapjes kulturore në mjediset shkollore. Që të hyja në fuqi masa, e cila nuk prek shaminë e kokës, duhet të miratohet nga Parlamenti italian.
Meloni e bëri njoftimin gjatë një aktiviteti rinor të organizuar nga partia e saj, Fratelli D`Italia, në një kohë kur integrimi i emigrantëve dhe politikat e migracionit vijojnë të jenë ndër çështjet kryesore të debatit politik në Itali.
Elly Schlein, sekretarja e Partisë Demokratike në opozitë foli për gjueti shtrigash, dhe e krikoi ashpër dekretin, me argumentin se qeveria po i orientoin masat ndaj fëmijëve të huaj në vend që të zgjidhë problemet e tjera të shkollave italiane, si gjendja e ndërtesave, kostoja e librave dhe pagat e mësuesve.
