Italia u përfshi nga moti i keq ditën e Krishtlindjes, ku autoritetet shpallën alarm të kuq për rrezik përmbytjesh pas reshjeve të dendura që rritën. Bëhet me dije se përrenjtë kanë përmbytur vazhdimisht disa fusha, duke shkaktuar panik tek banorët në Ditën e Krishtlindjeve. Evakuimet kanë filluar në Castel Bolognese, Cotignola, Bagnacavallo dhe në disa zona të tjera.
Mbrojtja Civile, tashmë e mobilizuar në nivele maksimale për shkak të alarmit të kuq, ka hapur disa qendra, ku të strehohen familjet e evakuuara. Shumë bashki kanë urdhëruar evakuime të plota për ata që jetojnë afër përrenjve dhe lumenjev. Ndërkohë, disa lumenj e kanë tejkaluar tashmë pragun maksimal të alarmit, por, për momentin, nuk janë regjistruar përmbytje.
Megjithatë, nuk përjashtohet që në disa situata, të merret vendimi për të hapur çarje në argjinatura për përmbytje të kontrolluara në zonat rurale të hapura për të ndihmuar rrjedhën e ujit. Gjatë gjashtë orëve të fundit, erëra me shpejtësi rreth 100 km/orë kanë vazhduar përgjatë bregdetit midis Monfalcone, Trieste dhe detit ngjitur.
Gjithashtu është raportuar borë në Ligurian Perëndimore dhe Apeninet Toskane, ndërsa një erë e fortë bore po fryn në Trieste. Në Lombardi, një rrëshqitje toke preku Valdidentron, në Valtellinën e sipërme. Autoritetet po kërkojnë kujdes ekstrem dhe kufizim të udhëtimit në zonat më të ekspozuara
