Italia regjistroi këtë vit verën më të nxehtë që nga viti 1950, kur nisën regjistrimet zyrtare të temperaturave, njoftoi sot Këshilli Kombëtar i Kërkimeve (CNR).

Temperatura mesatare gjatë verës arriti në 24,3 gradë Celsius në rang kombëtar.

Veçanërisht i nxehtë ishte muaji gusht, me një temperaturë mesatare prej 25,6 gradë Celsius.

Kjo shifër tejkalon rekordet e mëparshme prej 24,6 gradë Celsius në gusht 2024 dhe 24 gradë Celsius në gusht 2017.

Sipas studiuesve, të dhënat tregojnë se viti 2026 mund të rezultojë gjithashtu viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Itali që nga viti 1950.

Gjatë verës, Italia u përball me disa valë të të nxehtit ekstrem, ndërsa temperaturat u rritën ndjeshëm në qytetet kryesore.

Ministria e Shëndetësisë shpalli vazhdimisht alarmin e kuq për temperaturat e larta, duke paralajmëruar se nxehtësia ekstreme mund të përbënte rrezik për shëndetin edhe për personat e shëndetshëm.

Temperaturat e larta, të kombinuara me lagështinë e madhe të ajrit, e bënë qëndrimin në ambientet e jashtme, veçanërisht të vështirë dhe të pakëndshëm.