Shtëpia e Bardhë ka dalë në mbrojtje të presidentit Donald Trump pas një incidenti gjatë vizitës së tij në një fabrikë të Ford-it në Detroit, ku u filmua duke bërë një gjest fyese me gishtin e mesit ndaj një punonjësi.
Pamjet, të publikuara nga TMZ, tregojnë momentin kur Trump iu përgjigj një burri që i bërtiste nga larg, duke bërë gjestin e diskutueshëm. Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë e ka cilësuar reagimin e presidentit si “të përshtatshëm dhe të qartë”, duke argumentuar se punonjësi po përdorte gjuhë të papërshtatshme dhe sharje.
Sindikata United Auto Workers njoftoi se punonjësi është pezulluar nga puna në Ford, ndërsa kompania theksoi se nuk toleron sjellje fyese brenda ambienteve të saj dhe se ka procedura të brendshme për trajtimin e rasteve të tilla.
Raportimet tregojnë se punonjësi e kishte akuzuar Trump-in si “mbrojtës të pedofilëve”, duke nxitur reagimin e presidentit. Ngjarje të ngjashme me përdorimin e gjuhës së ashpër kanë ndodhur më parë, përfshirë edhe raste që kanë përfshirë ish-presidentin Joe Biden gjatë fushatës elektorale.
