Ushtria izraelite njoftoi se ka goditur objektivat e Hezbollah në Libanin jugor. Më herët Izraeli paralajmëroi banorët e zonës që të evakuoheshin.

“Ushtria izraelite nisi një seri sulmesh kundër objektivave ushtarake të Hezbollah në Libanin Jugor”, njoftoi ushtria.

Ndërsa lëvizja shiite libaneze e mbështetur nga Irani njoftoi ditën e sotme se hedh poshtë çdo “negociatë politike” me palën izraelite.