Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, i ka kërkuar Francës të rishqyrtojë planin e saj për të njohur një shtet palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme izraelite, Sa’ar e informoi homologun francez, Jean-Noel Barrot, se presidenti Emmanuel Macron “nuk do të ishte i mirëpritur në Izrael” për sa kohë kjo nismë mbetet në axhendë.

Gjatë bisedës telefonike, Sa’ar theksoi se njohja e një shteti palestinez nga Franca do të minonte stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe do të dëmtonte interesat e Izraelit.

“Izraeli dëshiron marrëdhënie të mira me Francën, por Parisi duhet të respektojë qëndrimin tonë kur bëhet fjalë për çështje thelbësore për sigurinë dhe të ardhmen tonë”, u shpreh Sa’ar.