Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, deklaroi të martën se konflikti në Gaza mund të marrë fund nëse Hamasi do të lironte pengjet dhe do të dorëzonte armët.

Ai i bëri komentet gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Jerusalem me homologun e tij danez.

Deklarata e Saar vjen një ditë pasi Hamasi përsëriti ofertën e vet të kahershme: lirimin e të gjithë pengjeve në këmbim të përfundimit të luftës dhe tërheqjes së trupave izraelite nga qyteti i Gazës.