Flota e anijeve “Global Sumud,” që po lundronte me ndihma drejt Rripit të Gazas është interceptuar më pak se 70 milje detare larg destinacionit.

Mjete lundruese izraelite ndoqën për disa orë 41 anijet e flotës me ndihma, derisa ushtarë izraelitë hipën në bordin e anijeve “Alma” dhe “Sirius” të cilat i prinin flotës, duke arrestuar aktivistët, ndërsa në këto anije është ndërprerë edhe transmetimi livestream, që zgjaste prej disa ditësh. Ndërkaq, transmetimi livestream vijon në disa nga anijet e tjera.

Izraeli ka bllokuar më herët dy përpjekje të tjera nga aktivistë për të dërguar ndihma përmes rrugëve detare në Gaza në qershor dhe korrik.