Izraeli po përgatitet për një hakmarrje të mundshme nga Irani, ndërsa tensionet në rajon kanë arritur një pikë kritike. Qytetarët izraelitë janë vërshuar në supermarkete, duke blerë ushqime dhe ujë në sasi të mëdha, mes frikës për një përshkallëzim të situatës.
Autoritetet izraelite kanë aktivizuar një plan emergjent. Shërbimet e urgjencës po mobilizojnë rrjetin kombëtar të dhurimit të gjakut, ndërsa disa spitale kanë nisur të lirojnë pacientët që janë në gjendje stabile, për të liruar hapësira në rast të një situate emergjente.
Në Bregun Perëndimor, forcat izraelite kanë vendosur një bllokadë të plotë në të gjitha qytetet palestineze, një masë që mbetet në fuqi deri në njoftim të dytë.
Të gjitha këto masa vijnë pas paralajmërimeve të ushtrisë izraelite se mbi 100 dronë iranianë janë nisur drejt territorit izraelit, çka ka rritur ndjeshëm frikën për një sulm të afërt dhe të koordinuar nga Irani.
Situata mbetet e tensionuar dhe në zhvillim e sipër. Autoritetet izraelite u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë, por vigjilentë, dhe të ndjekin udhëzimet zyrta
