Izraeli njoftoi të martën se kishte nisur një ofensivë të madhe tokësore në Gaza, duke sfiduar dënimin ndërkombëtar, ndërsa mijëra palestinezë ikën nga qyteti nën një breshëri granatimesh. Pushtimi tokësor filloi në periferi të Gazës, ku ushtria izraelite ka shtuar sulmet ajrore dhe shkatërrimin e ndërtesave të larta gjatë javës së kaluar. Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, shkroi: “Gaza po digjet”, duke theksuar se IDF po “godet infrastrukturën terroriste” dhe po punon drejt “lirimit të pengjeve dhe mposhtjes së Hamasit”. Kryeministri Benjamin Netanyahu e quajti sulmin një “fazë kritike” në luftë, duke e parë Gazën si një nga fortesat e fundit të Hamasit.

Në këtë kontekst, ushtria izraelite njoftoi këtë mëngjes krijimin e “një kalimi të përkohshëm” për të evakuuar banorët nga Qyteti i Gazës.

“Trafiku do të lejohet përgjatë Rrugës Salah al-Din dhe pastaj në jug nga Wadi Gaza. “Në këtë fazë, rruga do të jetë e hapur vetëm për 48 orë, nga 17 shtatori 2025 në orën 12:00 (ora lokale dhe ora greke) deri më 19 shtator në orën 12:00”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichai Andrai, që flet arabisht.