Pas 27 vjetësh mbretëri, Perandori i Japonisë Akhito, ka shprehur qëllimin për t’u tërhequr. Sipas mediave japoneze që kanë publikuar të parët lajmin, pavarësisht se është 82 vjeç, vendimi nuk varet nga gjendja shëndetësore.
Në fron që nga 7 janari 1989, perandori aktual është shprehur në favor të dorëheqjes që prej disa vitesh, por procedura nuk është e parashikuar nga ligji Mbretëror, që për këto rrethana, ka nevojë për një rishikim.
13 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)