Vrasësi serial nga Long Island në New York, Rex Heuermann, është dënuar me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht, pasi pranoi përgjegjësinë për vrasjen e tetë grave gjatë një periudhe 17-vjeçare.
Rasti ka tërhequr vëmendje të madhe në SHBA, pasi lidhet me hetimet për zhdukjen dhe vrasjen e disa punonjëseve të seksit në zonën e Long Island-it.
Dënimi u dha pas pranimit të fajësisë për shtatë vrasje fillimisht, ndërsa më pas Heuermann pranoi edhe përgjegjësinë për një viktimë të tetë. Krimet dyshohet se janë kryer në periudhën 1993–2010, duke shënuar një nga rastet më të rënda kriminale në historinë e zonës.
Pas shpalljes së vendimit, gjykata urdhëroi largimin e të dënuarit nga salla, ndërsa ai u prangos dhe u shoqërua nga autoritetet.
Rasti konsiderohet një nga hetimet më të gjata dhe më tronditëse në SHBA, i cili përfundoi pas dekadash kërkimesh dhe analizash.
Gjatë seancës, gjyqtari Timothy Mazzei u drejtua të dënuarit me pyetje mbi pendesën e tij, ndërsa Heuermann pranoi përgjegjësinë për krimet. Në deklarimin përfundimtar, gjykatësi e cilësoi atë përgjegjës për veprimet e tij përpara se të shpallte dënimin me burgim të përjetshëm pa lirim me kusht.
