Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un është shprehur së fundmi se ekonomia do të jetë prioriteti kombëtar këtë vit.

Ndër të tjera Kim Jong-un është shprehur gjithashtu se vendi përballet me një “luftë të madhe për jetë a vdekje”.

Teksa po fliste në fund të një takimi të partisë së tij, Kim Jong Un tregoi prioritetet e vitit të ri në 10-vjetorin e tij në pushtet.

Koreja e Veriut është duke u përballur me një krizë të fortë, ku shumë qytetarët kanë mungesë ushqimi.

Ndër të tjera udhëheqësi i vendit diktatorial ka premtuar se përmirësimi i standardeve të jetesës së njerëzve do të jetë detyra e tij kryesore në këtë vit.

Kim jong ka pranuar gjithashtu krizën që po përballet vendi, por sërish premtoi se të gjitha problemet ekonomike do të zgjidhen./ Gazeta Shqip