Kryeministri britanik, Boris johnson ka mbajtur një fjalim të rëndësishëm përpara Kuvendit, por edhe gjithë botës, teksa ka bërë dhe një “mea culpa”.

Ai tha se Perëndimi bëri një gabim të madh që nuk e ndihmoi Ukrainën në vitin 2014, kur Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë të vendit. Sipas tij, lufta e sotme do të ishte shmangur, nëse Perëndimi do kishte ndërhyrë në atë moment.

Ne, që jemi miqtë tuaj, duhet të jemi të përulur për atë që ndodhi në vitin 2014, sepse Ukraina u pushtua më parë për herë të parë, kur Krimea iu mor Ukrainës dhe filloi lufta në Donbas. E vërteta është se ne ishim shumë të ngadaltë për të kuptuar atë që po ndodhte me të vërtetë dhe ne kolektivisht dështuam të vendosnim sanksionet që atëherë duhej t’i kishim vendosur Vladimir Putinit”, tha ai.

“Ne nuk mund të bëjmë të njëjtin gabim përsëri.”-theksoi më tej Johnson, duke i bërë thirrje të gjithë vendeve Perëndimore, për sanksione më të fuqishme.