Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka dhënë dorëheqjen nga qeveria, duke u tërhequr nga koalicioni qeverisës të kryeministrit Benjamin Netanyahu. Ky veprim vjen si reagim ndaj mundësisë që qeveria izraelite të miratojë një marrëveshje armëpushimi me Hamasin për shkëmbimin e pengjeve në Rripin e Gazës, një marrëveshje që Ben-Gvir e kishte kundërshtuar haptazi. Ai kishte paralajmëruar se partia e tij, “Otzma Yehudit”, do të tërhiqej nga qeveria nëse kabineti pranon këtë marrëveshje, e cila është konsideruar një hap i rëndësishëm për ndalimin e armiqësive të mëtejshme.
Dorëheqja e Ben-Gvir vjen në një moment të tensionuar politik në Izrael, ku marrëveshjet dhe politikat që lidhen me sigurinë dhe marrëdhëniet me palestinezët janë gjithnjë e më të diskutueshme.
