Një grabitës i dyshuar u përball me një oficer policie në një dyqan në Ohajo, në një ngjarje të kapur nga kamerat e sigurisë. Incidenti ndodhi të enjten e kaluar dhe përfshiu një moment të tensionuar ku arma e të riut nuk qëlloi.
Sipas pamjeve, i dyshuari, 21-vjeçari Shane Newman, u ul në një divan pranë një vajze dhe papritmas nxori një armë nga brezi, duke shtyrë këmbëzën dy herë drejt oficerit. Vajza pranë tij dukej e tmerruar dhe bërtiste “Jo, jo, jo!”.
Punonjësi i dyqanit ndërhyri menjëherë për ta çarmatosur, por i riu arriti të shtypte përsëri këmbëzën. Fatmirësisht, arma nuk qëlloi, ndërsa oficeri e arrestoi Newman në vend.
Duke folur me kolegët e tij më pas, oficeri i policisë u tha atyre se 21-vjeçari “nxori armën, ia drejtoi dhe tërhoqi këmbëzën”.
Ai zbuloi gjithashtu se do ta kishte qëlluar të riun me armën e tij, por kishte frikë se do të godiste punonjësin e dyqanit i cili po përpiqej ta çarmatosë 21-vjeçarin.
Ai tha gjithashtu se sekonda para sulmit, ishte informuar se i riu kishte një urdhër arresti aktiv dhe ishte përshkruar si “i armatosur dhe i rrezikshëm”.
Pas arrestimit të tij, 21-vjeçari u akuzua për tentativë vrasjeje dhe sulm ndaj një oficeri policie.
HEART-STOPPING MOMENT: A suspected shoplifter allegedly pulled a gun on a police officer inside an Ohio Walmart.
— Fox News (@FoxNews) December 21, 2025
Shane Newman, 21, has reportedly been charged with attempted murder and felonious assault on a police officer, court records show. pic.twitter.com/j3TTnAwuob
