Nga muaji tetor, Greqia do të ndalojë aksesin në përdorimin e rrjeteve sociale për të gjithë të miturit nën 15 vjeç. Po ashtu, pritet që të bllokohet edhe aksesi i të miturve nën 18 vjeç në platformat e basteve online dhe shitjes së produkteve të duhanit.
Sipas mediave vendase, parashikohet që ndalimi të bëhet menjëherë nga vetë platforma, sapo këto grup-mosha të tentojnë të hapin faqen online.
Më këto masa, Greqia do të bëhet vendi i parë evropian që do të vendosë kufizime në përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit me qëllim mbrojtjen e tyre. Më herët ka qenë Australia që mori vendimin të ndalojë aksesin në rrjetet sociale nga të miturit nën moshën 16 vjeç dhe platformat e takimeve online, me qëllim mbrojtjen e tyre nga manipulimi logaritmik dhe ngacmimi seksual.