Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se ai dhe Zonja e Parë, Melania, ishin “të trishtuar” pasi mësuan se ish-presidenti Joe Biden ishte diagnostikuar me kancer të prostatës, duke i uruar atij një “shërim të shpejtë dhe të suksesshëm”.
“Unë dhe Melania jemi të trishtuar të dëgjojmë për diagnozën e fundit mjekësore të Joe Biden”, shkroi Trump në një postim në “Truth Social”, duke shtuar:
“Ne i shprehim urimet tona më të ngrohta dhe më të mirat Jill dhe familjes, dhe i urojmë Joe-t shërim të shpejtë dhe të suksesshëm”.
Djali i Trump, Donald Trump Jr., gjithashtu dha mendimin e tij mbi diagnozën e ish-presidentit.
Në një postim në X, Trump Jr. ndau një tjetër postim që shkruante, “Joe Biden është diagnostikuar me kancer të prostatës. Duke lënë mënjanë politikën, i urojmë shërim të shpejtë!”.

