Një gjest simbolik dhe emocional pritet të shoqërojë kthimin në atdhe të pengjeve izraelite të liruara së fundmi. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe bashkëshortja e tij Sara, kanë shkruar një shënim të posaçëm me dorë që do të përfshihet në setin që do t’u dorëzohet secilit prej tyre në momentin e rikthimit në Izrael.

Në shënim thuhet:
“Në emër të të gjithë popullit të Izraelit, mirë se erdhët përsëri! Ne ju kemi pritur, ju përqafojmë. Sara dhe Benjamin Netanyahu!”

Ky mesazh, që mbart një ngarkesë të fortë emocionale, synon të shprehë solidaritetin dhe ngrohtësinë e popullit izraelit ndaj të shpëtuarve.

Përveç shënimit, seti i mirëseardhjes përfshin: rroba të reja, një laptop, një telefon celular, një tablet.