Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të premten se është pranë arritjes së një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të kthyer pengjet.
Gjatë një deklarate për gazetarët para nisjes për në turneun e golfit Ryder Cup në Nju Jork, Trump tha se beson që një marrëveshje është afër dhe se kjo do të sjellë kthimin e pengjeve dhe fundin e luftimeve. Ai shtoi se këtë javë u ka paraqitur një plan të ri paqeje udhëheqësve myslimanë dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
“Do të jetë një marrëveshje që do t’i kthejë pengjet. Do të jetë një marrëveshje që do t’i japë fund luftës”, u shpreh Trump, duke theksuar se njerëzit janë të lodhur nga vuajtjet dhe përplasjet e vazhdueshme në rajon.
Detajet e planit nuk janë bërë publike ende, por Trump shprehu besimin se kjo mund të jetë një hap vendimtar drejt paqes.