Katër vetë gjetën vdekjen dhe dy të tjerë janë në gjendje kritike, pasi një aeroplan i vogël u rrëzua mbi shtëpitë në Kaliforni, të hënën pasdite, shkruajnë mediat e huaja.


Po sipas medieve të huaja, dy shtëpi janë shkatërruar kur aeroplani u rrëzua në Riverside rreth 04:45 të darkës.


Aeroplani, i identifikuar nga Administrata Federale e Aviacionit si Cessna 310, ishte duke fluturuar drejt San Jose.


Bëhet e ditur se aeroplani u rrëzua në një lagje të banuar menjëherë pas ngritjes nga aeroporti lokal i Riverside.


https://www.youtube.com/watch?v=exu6ToWqbLw


28 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)