Një YouTuber i njohur nga Koreja e Jugut është gjetur i vdekur në moshën 46 vjeç, vetëm dy ditë pasi u ankua për mungesë gjumi në një transmetim maratone.

Dae Library, emri i vërtetë i të cilit ishte Na Dong-hyun, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Seul të shtunën nga policia, e cila u dërgua pas telefonatave nga miqtë të cilët thanë se ai nuk i doli ne takim sic e kishin planifikuar.

Policia nuk gjeti shenja të ndonjë akti të paligjshëm, as një shënim vetëvrasjeje. Ata po hetojnë mundësinë që ai të ketë një sëmundje të mëparshme.

Vetëm dy ditë para vdekjes së tij, ai u tha ndjekësve të tij se kishte fjetur shumë pak ndërsa po merrte pjesë në Javën e Modës në Seul.

“Mendoj se kam fjetur për rreth tre orë pasi kisha bërë flokët dhe grimin që nga mëngjesi”, pranoi ai në transmetimin e drejtpërdrejtë.

Ai nxori transmetimin e tij të fundit për më shumë se pesë orë, në të cilin foli me fansat dhe luajti lojëra me ta.

Dae kishte më shumë se 1.4 milion ndjekes në YouTube, duke qenë aktiv në faqe që nga viti 2010.