Dy të vdekur dhe 18 të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë rrugor në Korenë e Jugut, ku një kamion u fut në trotuar në një treg gjatë një konference shtypi që transmetohej drejtpërdrejt.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:55 të mëngjesit (sipas orës lokale) në Bucheon, në perëndim të Seulit. Kamioni, i drejtuar nga një 60-vjeçar, u ngjit papritur në trotuar dhe hyri në zonën e tregut.
Nga përplasja u plagosën fillimisht 21 persona. Tre gra të moshës 70 dhe 80 vjeç pësuan arrest kardiak në vendngjarje dhe humbën jetën, ndërsa nëntë të tjerë kanë plagë të rënda.
Shërbimet e zjarrfikësve dërguan rreth 20 automjete dhe 60 efektivë në vendin e ngjarjes. Sipas policisë, shoferi, i cili u vu nën arrest, lëvizi fillimisht prapa për gati 30 met Griff dhe më pas shtypi gazin, duke humbur kontrollin. Ai u nënshtrua testit të alkoolit, që rezultoi negativ.
60-vjeçari deklaroi se aksidenti ndodhi nga një rritje e papritur e regjimit të motorrit, të cilin nuk arriti ta kontrollonte. Kamioni përshkoi rreth 100 metra brenda tregut përpara se të përplasej me një dyqan dhe të ndalej përfundimisht. Policia po heton shkaqet e sakta të aksidentit.
