Një incident i pazakontë është shënuar në Tennessee, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një kamion që transportonte rreth një milion bletë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në një autostradë.
Sipas raportimeve të Associated Press, nga aksidenti nuk janë raportuar persona të lënduar, por mjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme.
Autoritetet ndërhynë menjëherë në vendngjarje dhe u bënë thirrje drejtuesve të tjerë të automjeteve që të qëndronin brenda makinave të tyre, për shkak të rrezikut nga shpërndarja e bletëve në zonë.
