Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim për Kanadanë pasi vendi njoftoi se po planifikonte të njihte shtetin palestinez, duke ndjekur Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën.
SHBA-të kanë qenë kritike ndaj vendimeve të Parisit dhe Londrës zyrtare, me Trump që e cilëson jo të rëndësishme atë që thotë Macron. Por duket se pas njoftimit të kryeministrit kanadez Mark Carney, kryeministri kanadez, duek zkërcënimet.
“Kjo do ta bëjë shumë të vështirë për ne të arrijmë një marrëveshje tregtare me ta”– tha Trump.
Reagimi i Trump vjen pasi Kanadaja dhe Malta njoftuan se planifikojnë të njohin zyrtarisht shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, duke iu bashkuar Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar, të cilat njoftuan më parë se do ta bënin këtë.
Lëvizja për të njohur Palestinën si shtet vjen mes një shtytjeje të përtërirë në Evropë për të ushtruar presion mbi Izraelin që të ndalojë luftën e tij shkatërruese në Gaza, e cila ka çuar në uri të përhapur në Rrip, si dhe për të ndaluar zgjerimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor.
“Vuajtjet njerëzore në Gaza janë të patolerueshme. Kanadaja ka qenë prej kohësh e përkushtuar ndaj një zgjidhjeje me dy shtete. Një shtet palestinez i pavarur, i qëndrueshëm dhe sovran që jeton krah për krah me shtetin e Izraelit në paqe dhe siguri“, tha kryeministri i Kanadasë, Mark Carney.






