Demokrati Tony DeLuca, 85-vjeç, ndërroi jetë më 9 tetor nga limfoma, e atëherë ishte shumë vonë për ndryshimin e fletëvotimeve. Ndaj edhe ishte në listë, edhe pse i vdekur. DeLuca, i cili shërbeu në legjislaturën e shtetit për 39 vjet, mblodhi më shumë se 85% të votave në qarkun e tij Allegheny County.
“Ndërsa jemi tepër të pikëlluar nga humbja e Përfaqësuesit Tony DeLuca, ne jemi krenarë që shohim se votuesit vazhdojnë të tregojnë besimin e tyre tek ai dhe përkushtimi i tij ndaj vlerave demokratike duke e rizgjedhur atë pas vdekjes,” – shkruan demokratët e Dhomës së Pensilvanisë në një postim në Twitter.
Një reporter lokal tha se votuesit në distriktin e DeLuca-s votuan për të, në mëneyrë që të shmangnin zgjedhjen e kandidatit të partisë së tretë Livingston.
DeLuca përfaqësoi distriktin e 32-të të Pensilvanisë në periferi të Pittsburgh për 20 vjet, por duket se ka lënë mbresa tek komuniteti i tij, aq sa kanë vendosur që ta rizgjedhin edhe pas vdekjes.