Qindra protestues tentuan të sulmonin mëngjesin e sotëm, Ambasadën e SHBA në Bagdad, pas vdekjes së udhëheqësit suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei.  Protestuesit, disa prej të cilëve valëvitnin pankarta të grupeve të armatosura të lidhura me Iranin, hodhën gurë ndaj forcave të sigurisë.

Në lidhje me këtë, polica iu është përgjigjur duke hedhur gaz lotsjellës. Mediat raportuan se kishte protesta të tjera në pjesën jugore të vendit, ku shumica e banorëve janë shiitë