Mijëra udhëtarë jo të BE po përballen me radhë të gjata, vonesa të mëdha dhe anulime fluturimesh në shumë aeroporte evropiane, si pasojë e zbatimit të sistemit të ri të kontrollit kufitar Entry/Exit System (EES) të Bashkimi Evropian.

Sistemi i ri kërkon regjistrimin biometrik të udhëtarëve nga vendet jashtë zonës Shengen, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë gjurmët e gishtërinjve dhe fotografi të fytyrës gjatë hyrjes dhe daljes.

Radhë të gjata dhe vonesa u raportuan në fundjavë në disa nga aeroportet kryesore, përfshirë Gjenevën, Lisbonën dhe Maltën, ndërsa probleme u shfaqën edhe në Bruksel dhe Holandë.

Sipas raportimeve, situata vazhdoi edhe ditët në vijim, me pasagjerët në aeroportin e Brukselit dhe Aeroportin Schiphol në Amsterdam që raportuan pritje deri në dy orë në kontrollin e pasaportave.