Përleshjet kanë vijuar sërish në Francë mes policisë dhe protestuesve gjatë protestave masive pas vrasjes së adoleshentit nga efektivët.

Sipas BBC-së, policia ka përdorur gaz lotsjellës ndërsa 56 persona janë vënë në prangat e policisë.

Një prani e madhe e efektivëve në qendër të Parisit kanë bllokuar futjen e protestuesve në këtë zonë.

Shumë qytete franceze janë përfshirë në kaos që nga marta pas vrasjes së adoleshentit në  Nanterre.