Një video tronditëse tregon policinë duke u përleshur me dhjetra të rinj, në një prej rrugëve më të njohura të Londrës, “Oxford Street”, pasditen e djeshme pas një kaosi të shkaktuar.

Gjithçka ka nisur për shkak të një fushate të përhapur në mediat sociale për të grabitur dyqanin sportiv JD si edhe vjedhjen e dyqaneve të tjera.

Në posterin e shpërndarë thuhej se nuk duhet të merrnin pjesë ata që nuk mund të vrapronin. Gjithashtu qarësohej se nuk duhet të sillnin armë.

Nëntë presona janë arrestuar nga Policia Metropolitane, me akuzën e shkeljes së ligjit, dhunë ndaj policisë si edhe mosbindjes së urdhërit për t’u shpërndarë na turma.

Videot që po qarkullojnë në median online tregojnë oficerët e policisë teksa ndjekin të rinjtë jashtë dyqanit të Mikrosoft, në një prej rrugëve më të frekuentuara në Europë, me shkopinjë në duar.

Sipas policisë nëntë persona janë arrestuar dhe 34 të tjerë me urdhër arresti.

Pas këtij kaosi, ka reaguar edhe Kryetari i Bashkisë së Londrës, duke urdhëruar njerëzit të mos shkonin në Oxford Street për të marrë pjesë në këtë fenomen të cuditshëm të rrjeteve sociale.