Policia australiane tha sot se ka kapur kokainën “më të madhe ndonjëherë” në vend me një sekuestrim prej 2.7 tonë drogë në Sidnejin perëndimor.

Policia Federale Australiane tha se droga, e cila ka një vlerë tregu prej 816 milionë dollarësh australianë (57.1 milionë dollarësh), u gjet e fshehur në një sistem bunkeri të përpunuar në një pronë në Londonderry.

Droga u gjet nga bunkerët e nëndheshëm të fshehur nga dyshemetë false brenda tre kontejnerëve të transportit në pjesën e pasme të pronës.

Sipas policisë, kjo është kapja “më e madhe” e kokainës në Australi.

Sekuestrimi ishte pjesë e një hetimi të përbashkët njëmujor nga policia federale dhe e Queenslandit, pasi oficerët lokalë, duke iu përgjigjur zjarrit të kamionit në një rampë me varkë në Midge Point, panë 40 kilogramë kokainë që notonte në ujë aty pranë.

Zjarri, sipas policisë, ishte një përpjekje për të asgjësuar provat e importit.