Janë kapur plot 44 kilogram kanabis në aeroportin “Eleftherios Venizelos” të Athinës në Greqi.
Droga po transportohej nga dy persoona, të cilët u arrestuan dhe dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal. Të akuzuarit, kombësia dhe identiteti i të cilëve nuk u publikua, mbërritën me avion nga një vend i huaj dhe u kapën në zonën e mbërritjeve të aeroportit.
Gjatë kontrolleve iu gjetën në posedim 84 pako me kanabis, me një peshë totale prej 44 kilogramësh në bagazhet e tyre, me qëllim trafikimin e mëtejshëm.




