Një ngjarje e rëndë ka tronditur provincën jugore të Kahramanmaraş, ku një sulm me armë zjarri në një shkollë të mesme ka lënë pas viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Sipas raportimeve të transmetuesit NTV, të paktën katër persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 20 të tjerë janë dërguar në spital me plagë të ndryshme.
Ngjarja ka shkaktuar panik të madh, ndërsa shkolla është evakuuar menjëherë pas të shtënave dhe zona është rrethuar nga forca të shumta policie.
Autoritetet turke ende nuk kanë bërë me dije motivet e sulmit apo identitetin e plotë të autorit, por mediat lokale raportojnë se i dyshuari mund të jetë një nxënës i klasës së 8-të.
