Kryeministri i Izraeli, Benjamin Netanyahu, ka konfirmuar arritjen e një armëpushimi 10-ditor me Libani, në kuadër të përpjekjeve për të avancuar drejt një marrëveshjeje më të gjerë paqeje mes dy vendeve.

Në deklaratën e tij, Netanyahu u shpreh se ekziston një mundësi reale për arritjen e një marrëveshjeje historike me Libanin, duke e cilësuar këtë moment si një hap të rëndësishëm drejt stabilitetit në rajon.

Ai theksoi gjithashtu se një nga kushtet kryesore të Izraelit mbetet shpërbërja e Hezbollah, të cilën e konsideron element kyç për garantimin e sigurisë dhe arritjen e një paqeje të qëndrueshme.

Armëpushimi pritet të shërbejë si një periudhë testuese për të vijuar negociatat mes palëve dhe për të krijuar terren për një zgjidhje afatgjatë të konfliktit.