Të paktën 11 ndërtesa banimi janë goditur nga një sulm masiv i kryer nga forcat ruse me raketa dhe dronë mbi Kiev.

Lajmi u konfirmua nga kryebashkiaku, Vitali Klitschko, raporton  “Kyiv Independent”.

“Shumë grataçiela në mbarë Kievin janë goditur, pothuajse në çdo distrikt”, deklaroi gjithashtu Tymur Tkachenko, kreu i Administratës Ushtarake të qytetit.

Ndërkohë, nga ana tjetër Moska pretendon se 216 dronë ukrainas janë rrëzuar gjatë natës mbi territorin rus. Lajmi raportohet nga agjencia ruse e shtypit Tass, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes.

Sipas njoftimit, 66 dronë janë lëshuar mbi rajonin e Krasnodarit dhe 45 të tjerë mbi rajonin e Saratovit.