Kërcënimet kibernetike nga Irani ndaj infrastrukturës ujore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në rritje dhe mund të përfaqësojnë një “luftë të heshtur” që vijon pavarësisht një deeskalimi të mundshëm ushtarak mes Teheranit dhe Uashingtonit, shkruan The Washington Post.
Sipas raportit, Agjencia Amerikane e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës ka regjistruar më shumë se 1,900 përpjekje për sulme kibernetike ndaj sistemeve ujore të SHBA-së vetëm brenda një muaji, ku Irani është identifikuar si burimi kryesor.
Edhe pse shumica e këtyre sulmeve kanë dështuar, ekspertët paralajmërojnë se ato nxjerrin në pah dobësi serioze në mbrojtjen e infrastrukturës kritike.
