Mary Trump, psikologe dhe mbesa e presidentit të SHBA-së Donald Trump, ka bërë një thirrje të fortë për vendet evropiane, duke i inkurajuar ata të “kundërsulmojnë” kërcënimet e Shtëpisë së Bardhë për vendosjen e tarifave, në kuadër të përpjekjeve të Trump për të marrë Groenlandën.
Reagimi i Mary Trump erdhi pasi disa udhëheqës evropianë, sipas raporteve, po preferonin negociatat mbi hakmarrjen përballë kërcënimeve të presidentit amerikan.
Ajo shprehu zhgënjim për qasjen pajtuese që po adoptohej ndaj xhaxhait të saj, duke cituar një titull të gazetës New York Times që pasqyronte këtë qëndrim. “Jam kaq e lodhur nga strategjia e dështuar e negociatave dhe paqësimit. Kjo vetëm sa e fuqizon atë. Kundër-suluni!” – shkruante Mary Trump në një postim të saj në rrjetin social X.
Deklarata e saj vjen në një moment të tensioneve të rritura mes SHBA-së dhe Evropës, ndërkohë që Donald Trump ka kërcënuar me tarifa ndaj vendeve që kundërshtojnë planet e tij për Groenlandën.
Reagimi i Mary Trump shton zërat kritikë që kërkojnë një qëndrim më të ashpër të Evropës ndaj politikave të presidentit amerikan, duke e cilësuar atë si një kërcënim për stabilitetin ndërkombëtar dhe interesat e Bashkimit Evropian.
