Pas deklaratave të Benjamin Netanyahut për të pushtuar me çdo kusht Gazën, vjen edhe reagimi i parë nga Hamasi.
“Planet e Netanyahut për të zgjeruar agresionin tregojnë pa asnjë dyshim se ai synon të lirojë pengjet dhe t’i sakrifikojë ata për interesat e tij personale“, tha Hamasi në përgjigje të deklaratave të Kryeministrit izraelit, në lidhje me qëllimin e Izraelit për të marrë kontrollin e të gjithë Rripit të Gazës.
Sipas organizatës palestineze, “fjalët e Netanyahut zbulojnë qartë motivet e vërteta për tërheqjen e tij nga raundi i fundit i negociatave, pavarësisht faktit se një marrëveshje përfundimtare ishte afër”.
Hamasi më pas lëshoi një paralajmërim, duke theksuar se “zgjerimi i agresionit kundër popullit tonë nuk do të jetë një shëtitje në park; çmimi i tij do të jetë i lartë”.