Kim Jong-un ka kërcënuar gratë koreano-veriore që kryejnë ndërhyrje për zmadhimin e gjoksit.
Diktatori urdhëroi vartësit e tij të kontrollojnë gratë me “gjokse të mëdha”, duke deklaruar se implantet e gjirit janë “jo-socialiste” dhe “borgjeze”.
Ai dha këtë urdhër gjatë një gjyqi ndaj dy grave rreth të 20-ave, të akuzuara për zmadhim të gjoksit nga një kirurg klandestin. Anëtarët e Partisë Komuniste në Sariwon, ku u zhvillua gjyqi, u urdhëruan të kryejnë ekzaminime fizike të grave të dyshuara për zmadhim gjoksi.
Frika, sipas regjimit, është se gratë janë “njollosur nga zakonet borgjeze” dhe po “përfshihen në sjellje të kalbura kapitaliste”. Gratë do të dërgohen me forcë në spitale për inspektim dhe janë kërcënuar me ndëshkime të rënda, ato që do të kapen me implante. Zmadhimi i gjoksit është i paligjshëm në Korenë e Veriut, por interesimi për procedura të fshehta është në rritje.
Dy gra u ekspozuan publikisht me gjyq javën e kaluar, së bashku me mjekun e akuzuar se kreu ndërhyrjet. Ai raportohet se kishte braktisur shkollën e mjekësisë dhe u fut në botën e implanteve ilegale, por u kap duke ofruar kirurgji plastike gjatë një operacioni të fshehtë në shtëpinë e tij. Implantet silikoni të importuara nga Kina, instrumente kirurgjikale dhe shuma të mëdha parash u paraqitën si prova në gjyq.