Ditët e fundit, një debat interesant është zhvilluar në distancë mes Nigel Farage, lider i partisë Reforma në Angli, dhe Dorian Pukës, një shqiptar i rikthyer në Angli.

Farage i kushtoi një segment të emisionit të tij në GB News Pukës, pas një shkrimi në The Telegraph. Puka, me një ton ironik, iu përgjigj duke publikuar një fotomontazh ku ishte në bisedë me Farage.

Megjithatë, këtë të hënë, vëmendja në GB News është zhvendosur tek një tjetër emigrant, Mada Pasa nga Afganistani. Pasa shfaqi një video në të cilën kërcënon Farage me vdekje, duke u shfaqur me një tatuazh të kallashnikovit në qafë. Kjo video u publikua nga Farage në platformën X.

Pas këtij incidenti, pritet një reagim nga Dorian Puka për kërcënimin ndaj Farage, i cili mësohet se e ka ftuar Pukën për një intervistë.

Sidoqoftë, ftesa është refuzuar nga Puka, i njohur për të kaluarën e tij kriminale.