Mohammad Bagher Ghalibaf ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po kërkojnë të ndezin një konflikt të ri në rajon, ndërsa sipas tij Uashingtoni vazhdon të shpresojë për kapitullimin e Iran.

Në një mesazh audio të transmetuar nga mediat iraniane, Ghalibaf deklaroi se “manovrat e armikut, si të hapura ashtu edhe të fshehta”, tregojnë se SHBA-ja nuk ka hequr dorë nga objektivat ushtarake pavarësisht presionit ekonomik dhe politik ndaj Teheranit.

Ai theksoi se Irani duhet të përshpejtojë përgatitjet ushtarake për t’iu përgjigjur me forcë çdo sulmi të mundshëm të ri.

Sipas zyrtarit iranian, vendi “nuk do t’u nënshtrohet kurrë kërcënimeve”, edhe pse, sipas tij, Uashingtoni vazhdon të besojë se mund të detyrojë Iranin të dorëzohet.

Ghalibaf deklaroi gjithashtu se ushtria iraniane ka përdorur periudhën e armëpushimit për të riorganizuar dhe forcuar kapacitetet e saj ushtarake, në një kohë kur tensionet në rajon mbeten të larta.