Jackpoti i EuroMillions në vlerën e 123 milionë eurove ka rënë në Belgjikë, ku fitues rezulton një grup prej 21 miqsh nga qyteti Zingem, në provincën e Flandrës Lindore. Bileta fituese solli një nga fitoret më të mëdha kolektive të regjistruara ndonjëherë në vend.

Numrat fitues janë regjistruar në një furrë buke lokale, e cila shërben edhe si pikë shitjeje për lotarinë. Pronari i furrës ka bërë të ditur se i njeh personalisht të gjithë fituesit, por ka preferuar të ruajë anonimitetin e tyre, duke theksuar se vendimi për t’u bërë publik i takon vetëm atyre.

Njëri prej fituesve, i identifikuar si Ivan, ka folur për mediat belge duke pranuar se ende nuk e di shumën e saktë që i takon, por është i bindur se jeta e tij do të ndryshojë rrënjësisht. Sipas tij, momenti i konfirmimit të fitores u festua menjëherë mes miqsh, me shampanjë dhe emocione të forta.

Kjo është hera e dytë brenda dy muajsh që jackpoti i EuroMillions fiton në Belgjikë.