Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, por nuk përmendi Izraelin, i cili dyshohet se i kreu ato për të goditur drejtues të Hamasit.

Në deklaratën e përbashkët, të miratuar nga të gjitha 15 vendet anëtare, thuhet se vendet e Këshillit shprehin solidaritet me Katarin dhe mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të këtij shteti.

Gjithashtu, OKB thekson se lirimi i pengjeve dhe përfundimi i luftës në Gaza duhet të jenë prioritetet kryesore. Në deklaratë kërkohet gjithashtu qetësim i situatës dhe shmangie e përshkallëzimit të mëtejshëm.