Një peshkatar amator nga Antalia e Turqisë është bërë lajmi i ditës pasi në rrjetën e tij u kap një specie e rrallë peshkaqeni që shkëlqen në errësirë.
Savas Darsun zbuloi se në rrjetën e tij ishte kapur një peshkaqen, specien e të cilit e kishte “takuar” për herë të parë në jetën e tij. Ai u mahnit nga sytë blu smerald të peshkaqenit, për shkak të dritës.
Ai e lëshoi peshkun përsëri në mjedisin e tij natyror, pasi fillimisht i shkrepi disa foto.
Kjo specie e veçantë peshkaqeni, sipas profesorit të Departamentit të Kulturave Bujqësore të Universitetit Akdeniz, Mehmet Gyokoglu, i përket një specieje që u zbulua në vitin 2021 në Zelandën e Re. Peshku jeton në ujra të thellë dhe tërheq prenë e tij falë aftësisë për të shpërndarë dritën.