Presidenti Trump mbajti fjalën e tij në prezantimin e nismës me liderë globalë për “Bordin e Paqes”.
Trump u shpreh se të pranishëm sot në firmosjen e nismës janë të gjithë liderët që ai i ka qejf.
Zakonisht u shpreh ai me humor, ka dhe liderë që nuk i pëlqen, por jo sot. Të pranishëm në Davos gjatë prezantimit të nismës ishte dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Trump: Kemi një grup të madh të rinj që e udhëheqin. Çdo vend dëshiron të jetë pjesë. Dërguam letra disa ditë më parëm, dhe i thamë këtu në Davos vendeve që do ishim të kënaqur që të jeni pjesë tani. Tani janë këtu dhe i pëlqej të gjithë. Zakonisht janë 2 apo 3 që nuk i kam qejf, por këtu të gjithë i pëlqej.
Jared dhe Steve kanë punuar fort. Kam qenë i qartë se Hamasi duhet të dorëzojë dhe pengun e fundit të vdekur. Do jetë një plan i madh për rindërtimin. Do jemi të suksesshëm. Do jetë gjë e madhe për tu parë. Do bëjmë me lodhje me OKB. OKB ka potencial të jashtëzakonshme,. Por nuk e përdorin. Në 8 luftëra që i dhashë fund, nuk fola me OKB. Nuk e bënë, u përpoqën por nuk e bënë.
Kombinimi i Bordit me OKB do jetë e jashtëzakonshme për botën. Së bashku jemi në një shans të fundit urrejtje të dekadave, derdhjen e gjakut, për atë rajon dhe për gjithë botën. Do kemi paqe në botë. Do jetë trashëgimi për të gjithë.
Është një arsye pse jeni këtu. Jeni nga njerëzit më të fuqishëm në botë. Kur e përdorni talentin tuaj për paqen, e kundërta e paqes nuk ka asnjë shans. E rëndësishme, po prisja të isha këtu.
