Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ndodhet në Vilnius të Lituanisë, ku po merr pjesë në samitin e vendeve lindore dhe nordike anëtare të NATO-s.

Gjatë fjalimit të tij, ai u shpreh se ekziston një mundësi reale për t’i dhënë fund luftës, duke theksuar se kjo është një fazë e veçantë në konfliktin me Rusinë. Zelensky tha se Rusia po detyrohet të afrohet me diplomacinë për shkak të presionit ushtarak dhe mbështetjes ndërkombëtare.

Ai falënderoi partnerët perëndimorë për ndihmën dhe theksoi se Ukraina dhe aleatët e saj kanë përparësi në armatim. Po ashtu, ai përmendi suksesin e fundit me dronë ndaj bazave ruse në kuadër të operacionit të quajtur “Rrjeta e Merimangës”.

Samiti në Vilnius ka si synim forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes për Ukrainën, ndërsa lufta vazhdon të mbetet një kërcënim për sigurinë evropiane.